Zyrtare: Ish-basketbollisti i skuadrës së njohur nga NBA, Cleveland Cavaleirs e vazhdon karrierën në Kosovë

Klubi i basketbollit Bashkimi është përforcuar me basketbollistin e njohur, Samardo Anthony Samuels.
Qendra nga Xhamajka për tri sezone (2010/13) ishte pjesë e skuadrës së njohur nga NBA, Cleveland Cavaleirs.
“Të nderuar qytetar të Prizrenit. Të nderuar adhurues të basketbollit. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se tashmë Klubi ynë ka arritur marrëveshje me një legjendë të basketbollit ndërkombëtar si Samardo Anthony Samuels. Një emër me karrier të dëshmuar në çdo ligë pjemarrëse dhe në ato më të fortat botërore. Prania dhe përvoja e tij në ekipin tonë, do të jetë një vlerë e shtuar duke e ngritur nivelin sportiv e basketbollistik. Mirësevjen Samardo te familja jonë e bashkuar “Bashkimi””, shkruhet në njoftimin e klubit prizrenas, përcjell Shqip.com.
33-vjeçari ka luajtur edhe te gjiganti evropian Barcelona, teksa së fundmi ishte pjesë e skuadrës meksikane, Libertadores De Queretaro.
/Shqip.com