Zyrtare: Edhe ky futbollist largohet nga Llapi

Mesfushori-sulmues, Adem Maliqi, është larguar nga skuadra e Llapit, shkruan Shqip.com.
Adem Maliqi përmes profilit të tij zyrtar ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Podujeva.
Ky është largimi i dytë te llapjanët pas atij të Sokol Kiqinës
Sulmuesi ka falënderuar klubin dhe tifozët për momentet e mira të kaluara së bashku.
“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF LLAPI dhe jam lojtare i lire.Jam krenar qe ishe pjese e Llapit dhe historis se Llapit duke fituar Kupen dhe Superkupen e Kosoves. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret, kryesine dhe tifozerin LEGJENDAT Me respekt, Adem Maliqi”, shkruan Adem Maliqi.

Llapi në edicionin e fitoi Kupën e Kosovës dhe morri pjesë në garat evropiane. Të njëjtat synime i ka edhe në këtë edicion.
/Shqip.com