Lajme

Vdes mitrovicasi që fitoi ndaj Serbisë në Gjykatën e Strasburgut

Shaban Kelmendi- mitrovicasi që arriti të marrë pensionin nga Serbia me anë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Mitrovicasi Shaban Kelmendi, i cili më 2016 kishte fituar çështjen e ngritur në Gjykatën e Strasburgut për të marrë mjetetet financiare të cilar Serbia ia kishte borxh, ka vdekur në moshën 86 vjeç.

Vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët me anë të postimeve në llogaritë e tyre në Facebook.

Kelmendi ishte një ndër të rrallët qytetarë që nuk u dorëzuan teksa tentuan të marrin atë që u ka takuar ndër vite.

Mitrovicasi pas shumë përpjekjesh pati arritur t’i merrte mjetet financiare të pensionit, të cilat Serbia ia kishte borxh.

Madje, kjo çështje u pati ngritur në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që shihet si Gjykata e Strasburgut.

Në vitin 2016 procesi kishte përfunduar dhe Kelmendi kishte fituar çështjen. /Shqip.com