Ursula von der Leyen deklarohet pas nënshkrimit të marrëveshjes për roamingun
Në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është firmosur marrëveshja për roaming.
Kjo marrëveshje parasheh uljen e tarifave të roaming për Ballkanin Perëndimor.Zbatimi i marrëveshjes parashikohet që të nis me 1 tetor të vitit 2023.
Lidhur me ketë marrëveshje ka ardhur edhe reagimi nga ana e presidentës së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar njerëzit”, ka shkruar Ursula von der Leyen.
Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mikpritur liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
/Shqip.com