Bajrami: Nga 160 çerdhët e premtuara nga Kurti, vetëm tri prej tyre janë nisur

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se vetëm tri çerdhe janë nisur nga 160 sa kishte premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se Kurti këto i premtoi në prezantim të planprogramit qeverisës dhe tha se do të përfundonin brenda mandatit të tij.
“160 çerdhe janë premtuar për këtë mandat nga Qeveria Kurti, 3 janë nisur këtë vit, kanë mbetur vetëm edhe 157 tjera për pjesën tjetër të mandatit”, tha Bajrami.
Bajrami tregoi se lidhur me këtë është bazuar nga transkripti i seancës së Kuvendit të Kosovës me 17 maj të vitit 2021.

Në transkriptën e publikuar nga Bajrami thuhet se përveç kësaj është premtuar edhe ushqim falas për nxënësit nga klasa e parë deri të pestën.
/Shqip.com