Lajme

Rashiq: Sugjeroj që Stanos ta lexojë me kujdes Kushtetutën e Kosovës

Ministri Nenad Rashiq i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, pas deklaratës së tij që tha se Rashiq u emërua nga kryeministri Kurti pa qenë në përputhje me Kushtetutën “sipas vlerësimeve preliminare”.

Rashiq ia ka sugjeruar Stanos që ta lexojë me kujdes Kushtetutën e Kosovës, derisa ka përmendur një nen të Kushtetutës që thotë se kryeministrit i lejohet që të përcaktojë vetë për kabinetin qeverisës pa konsultim me Kuvendin.

“Kur e pashë biografinë e Stanos, nuk e pashë se ai kishte njohuri me Kushtetutën e Kosovës, ndaj i sugjeroj ta lexojë me kujdes”, ka thënë Nenad Rashiq, shkruan Kosovo Online.

“Neni 94 thotë se kryeministri, sipas ligjeve të Kosovës, ka të drejtë të shkarkojë dhe emërojë ministrat pa pëlqimin e Kuvendit”, ka thënë mes tjerash ai.

/Shqip.com