Lajme

Krasniqi kritikon qasjen e Qeverisë Kurti ndaj personave me aftësi të kufizuara

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kreu i PDK-së, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka thënë se kjo kategori në Kosovë është lënë anash nga Qeveria Kurti.

Ai ka theksuar se në projektligjin për pagën minimale është diskriminuar kjo shtresë e shoqërisë.

“Në vend të kësaj, fatkeqësisht në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash. Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja”.

“Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore – duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar! Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, i pari i PDK-së, ka avokuar për mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësim të mirëqenies së ksaj kategorie.

/Shqip.com