Vjedhje në depon e MSH-së, arrestohen dy persona
Publikuar:
(01.12.2022 09:49:00)

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që të njëjtit kanë vjedhur barna në një depo në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kjo është bërë e ditur në bazë të raportit policor të 24-të orëve të fundit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri kosovar dhe tjetri i Maqedonisë së Veriut, për shkak se kishin vjedhur një sasi të barnave në një depo të Ministrisë”, thuhet në raportin policor.
Po ashtu është bërë e ditur se njësiti policor nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale ka sekuestruar barnat që i kishin vjedhur dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
/Shqip.com