Kulturë

Dua Lipa për koncertin në Tiranë: Shfaqja më e madhe ndonjëherë

Koncerti i Dua Lipës, për nder të 28-nëntorit ka marrë vëmendje të madhe mediatike.

Lipa, përmes një postimi në rrjetin social ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.

“94 shfaqje nëpër botë brenda një viti dhe duke e mbyllur në Tiranë, Shqipëri për rreth 200 mijë njerëz – shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë- në ditën e pavarësisë!!! Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund të kisha imagjinuar me njerëzit më të mëdhenj. FUTURE NOSTALGIA Përgjithmonë”, tha Dua.

Në koncert ishin pjesëmarrës rreth 200 mijë veta, kjo bëri që ajo ta thyej rekordin e vendosur në vitin 1988, nga Tina Turner.

Dua Lipa, gjithashtu gjatë qëndrimit në Shqipëri mori nënshtetësinë shqiptare.

/Shqip.com