Zyrtare: Futbollisti i Anglisë largohet nga Kombëtarja në Katar për arsye personale
Publikuar:
(30.11.2022 23:47:00)
Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Ben White është kthyer në shtëpi nga Kupa e Botës për arsye personale.
White nuk pritet të kthehet në Kombëtaren e Anglisë për pjesën e mbetur të turneut të këtij dimri në Katar.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të Anglisë konfirmohet largimin i mbrojtësit të Arsenalit nga skuadra e Anglisë në Kupën e Botës.
“Ben White është larguar nga baza stërvitore e Anglisë në Al Wakrah dhe është kthyer në shtëpi për arsye personale”, shkruhet në njoftimin e Kombëtares së Anglisë.
“Mbrojtësi i Arsenalit nuk pritet të kthehet në skuadër për pjesën e mbetur të turneut. Ne kërkojmë që privatësia e lojtarit të respektohet në këtë moment”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare.
/Shqip.com