Sveçla: Trajtimi i rasteve të dhunës është dhe do të mbetet prioritet

Në kuadër të fushatës: “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore”, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 2270 raste të dhunës në familje.
“Mjafton të vështrohen viktimat sipas gjinisë në këto raste, për të kuptuar urgjencën me të cilën dhuna në baza gjinore duhet të trajtohet. Prej 2270 rasteve gjatë këtij viti, 1901 viktima janë vajza dhe gra”, theksoi ministri Sveçla.
Sveçla vuri në dukje se bashkë me Policinë e Kosovës, janë angazhuar dhe të përkushtuar që këtë dukuri shqetësuese ta trajtojnë me seriozitet dhe prioritet në bashkërendim të aktiviteteve me institucionet përgjegjëse, shoqërinë civile dhe qytetarët.
“Në kuadër të Policisë së Kosovës janë ngritur sektorë dhe njësi të veçanta me personel të trajnuar për t’i ofruar viktimave të dhunës në familje mbrojtje, siguri dhe shërbimet e nevojshme.
Ajo vepron në nivel qendror në kuadër të sektorit të dhunës në familje, në nivel rajonal me autorizimin e zyrtarëve të caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe në nivel lokal në kuadër të stacioneve policore”, tha Sveçla.
/Shqip.com