Lukaku i dhuron tre pikë Chelseat

Në krye me Thomas Tuchel, Chelsea ka vazhduar ecurinë positive të rezultateve në Premierligë.
Londinezët kanë mposhtur Aston Villa-n me rezultat 2-0, duke rrëmbyer pikët e plota edhe këtë gjiro, transmeton Shqip.com.
Golin e parë e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku, pas një asistimi të dhënë nga Mataeo Kovacic.
Kovacic arriti që edhe një herë të konrtiuojë për ekipin e tij, pasi në minutën e 49-të shënoi gol, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Lukaku që e shënoi golin e dytë personal në këtë takim.
Për numrin nëntë, ky ishte goli i tretë në tre ndeshjet e zhvilluara që nga rikthimi i tij te Kampionët e Evropës.
Pas kësaj fitoreje, londinzët gjendet në pozitën e dytë në tabelë me dhjetë pikë të grumbulluara, njëjtë sa ka edhe Manchester United të cilët kanë golaverazh më të mirë./Shqip.com