Kjo është agjenda shtetërore për nder të 28 Nëntorit

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën shtetërore të ditës së sotme për nder të festës kombëtare të 28 nëntorit.
Agjenda shtetërore do të fillojë me homazhe tek busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00.
NË ora 10:00 parashihen homazhet tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Do t’i bëhet vizitë kullës së Isa Boletinit në Mitrovicë dhe vizitë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit duke filluar nga ora 11:00.
Duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 14:00, parashihet të mbahet Drilli ushtarak i togut ceremonial të FSK-së në tri sheshet kryesore në Prishtinë.
Krahas kësaj, ceremoni në nder të 28 nëntorit parashihen edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pritët në mezen “Ramiz Sadiku” për nder të festës kombëtare duke filluar nga ora 19:00.

Në këtë ditë, Shqipëria mbush 110 vjet që nga pavarësia e saj e shpallur në vitin 1912 nga Ismail Qemaili në Vlorë.
/Shqip.com