Kulturë

Bienalja e Artit në Venecia, thyen rekord në historinë 127-vjeçare

Të dielën ishte dita e fundit për pavijonin e Kosovës, në Bienalen e Artit në Venecia.

Bienalja e Artit në Venecia, këtë vit ka thyer rekord me mbi 800,000, bileta të shitura.

Kjo u shënua si ekspozita më e vizituar në historinë 127-vjeçare të Bienales.

Kosova u përfaqësua nga instalcioni “Monumentaliteti i së përditshmes”, të artistit Jakup Ferri.

Ekspozita ka prezantuar piktura, qëndisje dhe qilima me llojllojshmëri ngjyrash.

Këtë vit Kosova ka marrë pjesë për herë të pestë në Ekspozitën e 59-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia.

Ekspozita ka qenë e hapur nga data 29 prill.

/Shqip.com