Kulturë Kino

Teatri Kombëtar “rikthehet” me shfaqjen “Club Albania”

Teatri Kombëtar i Kosovës po “rikthehet”, me “Club Albania”, të dielën.

Pas disa muajve në renovim, premiera e shfaqjes “Club Albania” do të jepet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës – tashmë Pallatin e Rinisë.

Shfaqja do të fillojë nga ora 20:00.

“Club Albania”, është e bazuar në “Pas Vdekjes” të A.Z. Çajupit, dhe vjen me regji të Fatos Berishës me aktorët: Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.

/Shqip.com