Sport Ndërkombëtar

Momenti kur Ronaldo “çmendet” me gabimin e portierit në fund të ndeshjes

Përfaqësuesja e Portugalisë nuk ka lejuar befasi në përballjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror duke fituar me rezultat 3-2 kundër Ganës në Stadium 974 në Doha.

Ishte minuta e tetë shtesë kur portieri i luzitanëve, Digo Costa, po bëhej gati të niste një top të gjatë, me topin në duar, kur Bakari i Ganës tregohet dinak, duke qëndruar i tërhequr pas portës, në pritje të gafës së “gardianit” kundërshtar.

Dhe ashtu ndodh. Costa lëshon topin në tokë, pa e kuptuar rrezikon, por Bakari, pasi ia rrëmben topin, humbet ekuilibrin dhe nuk arrin të shënojë.

Një moment epik, që bëri Cristiano Ronaldo (nga stoli) të vinte duart në kokë, por për fatin e mirë të Portugalisë, goli i shmang.

/Shqip.com