Kupa e Botës, sot radha e Xhakës e Shaqirit
Publikuar:
(24.11.2022 08:46:16)
Edhe sot zhvillohen katër ndeshje në kuadër të Kupës së Botës, Katari 2022.
Dy ndeshje të Grupit G dhe po aq të Grupit H i japin fund rrethit të parë të fazës së grupeve.
Dita nis me ndeshjen Zvicër – Kamerun, e cila fillon në orën 11:00.
Shqiptarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të jenë në përbërjen e parë të “Helvetikëve”, të cilët në grup i kanë edhe Brazilin e Serbinë, kombëtare këto të cilat përballen sot nga ora 20:00.
Nga ora 14:00 nis ndeshja Uruguai – Koreja Jugore, ndërsa në 17:00, Portugalia – Gana.
/Shqip.com