Lajme

Ambasada amerikane në 20-vjetorin e sulmit të 11 shtatorit: Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj Kosovës

Ambasada e Amerikës në Kosovë
Ambasada e Amerikës në Kosovë

Të shtunën në Kosovë janë shënuar disa aktivitete për të nderuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit, njofton Shqip.com.

Lidhur me këtë, përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane në Kosovë tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës.

“Sot 20 vjet më parë, terroristët vranë afër 3000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 vende në një sulm të paprecedentë në tokën amerikane. Derisa mbajmë zi për ata që vdiqën dhe nderojmë sakrificat e personave të parë që ndihmuan heroikisht, Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë kundër terrorizmit që janë angazhuar për sigurinë e vendeve tona”, thuhet në postim.

Ndryshe, për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili përkujtoi këtë ngjarje nga burgu ku ishte i burgosur.

Lexo edhe:
Kurti: Kur ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit, gardianët serbë u gëzuan

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork”, e kishte nisur postimin Kurti.

Ndryshe, sot, mbushen 20 vite që nga sulmet terroriste mbi “Kullat Binjake”, në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2 mijë e 977 njerëz kishin mbetur të vdekur, më 11 shtator 2001.

Sulmet ishin kryer nga organizata terroriste Al-Qaeda, të cilët kishin rrëmbyer disa aeroplanë për të nisur sulmet.

Në përkujtimin e kësaj dite, presidenti amerikan, Joe Biden, kërkoi unitet./Shqip.com