Lajme

Vdes një person pasi u hodh nga kati i 12-të i banesës

Policia e Kosovës.

Një person ka vdekur të premten pasi që është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës në Prishtinë, njofton Shqip.ccom.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevate dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e tij.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull  kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Shqip.com