45 aksidente brenda 24 orëve
Publikuar:
(11.09.2021 09:28:22)
45 aksidente kanë ndodhur gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.
Kështu ka njoftuar, Policia e Kosovës përmes raportit ditor.
Asnjë prej këtyre aksidenteve nuk ka përfunduar me fatalitet.
Por, 18 aksidente ishin me të lënduar e 27 me dëme materiale.
Këto aksidente janë rrjedhojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit.
Për këtë, gjatë ditës së fundit Policia ka shqiptuar 1 mijë e 717 gjoba. /Shqip.com