Sport Ndërkombëtar

Shikoni se çka ndodhi me sistemin VAR në ndeshjen Katar – Ekuador, a duhej anuluar ky gol?

Kombëtarja e Ekuadorit është duke fituar 2-0 ndaj Katarit, që është nikoqir i Kampionatit Botëror.

Dy golat për mysafirët u shënuan nga kapiteni Enner Valenica, duke e bërë më të lehtë tani lojën e tyre.

Por, goli i anuluar ndaj ekuadorianëve në minutën e tretë të takimit për pozicion jashtë loje nga VAR-i, ka ngjallur polemika.

Valencia ia doli të shënonte në portën e zbrazët të Katarit, por më pas video asistenti i gjyqtarëve bëri të ditur se ishte në pozitë jashtë loje.

Pamje tashmë janë publikuar se aty nuk ka të bëjë me një gjë të tillë, dhe shumëkush beson se goli i minutës së tretë do të duhej të qëndronte.

Për më shumë, mund ta vlerësoni edhe ju se a ishte apo jo pozicion jashtë loje për Ekuadorin.

/Shqip.com