Ngordh panda gjigante, të cilën Kina ia dhuroi Tajvanit

Ka ngordhur panda gjigante të cilën Kina ia kishte dhuruar Tajvanit në vitin 2008, pas një periudhe në të cilën ishte e sëmurë, ka bërë të ditur kopshti zoologjik “Taipei Zoo”.
Kopshti zoologjik vuri re për herë të parë se Tuan Tuan ishte i sëmurë në gusht kur filloi të vuante konvulsione.
Veterinarë nga Kina u thirrën për ta ekzaminuar dhe skanimet treguan se ai kishte një lezion në tru dhe i ishte vendosur mjekim.

Gjendja e ariut 18-vjeçar u bë “e pakthyeshme” dhe ai nuk mund të “jetonte më një jetë cilësore”, thuhet në një deklaratë nga kopshti zoologjik.
Tuan Tuan dhe partneri i tij i mbarështimit Yuan Yuan iu dhanë Tajvanit kur marrëdhëniet me Kinën ishin më të përzemërta.
Por marrëdhëniet janë përkeqësuar që atëherë, me Pekinin – i cili prej kohësh e ka konsideruar Tajvanin si një provincë të shkëputur.
/Shqip.com