Brnabiq: Nuk ka marrëveshje, kërkojmë zbatimin e dokumentit të Brukselit
Publikuar:
(18.11.2022 14:41:31)

“Albin Kurti po thotë se marrëveshja e Brukselit nuk ekziston. Këto janë sinjale të këqija. Ajo marrëveshje ekziston dhe duhet respektuar”.
Kështu është shprehur gjatë ditës së sotme kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq për Tanjug.
Mes tjerash ajo ka thënë se sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se kërkesa e serbëve që jetojnë në Kosovë është që të zbatohen e respektohen marrëveshjet e nënshkruara.
Pas hapjes së objekteve të kompanisë së IT-së “Luxoft” në Beograd, Brnabiq ka theksuar se Beogradi është i shqetësuar, sepse nuk i sheh frytet e bisedimeve me BE-në dhe SHBA-në.
/Shqip.com