Futbollisti i Arsenalit i mbulon shpenzimet e operacioneve për 120 fëmijë nigerianë me probleme shëndetësore
Futbollisti i Arsenalit, Bukayo Saka, është bashkuar me organizatën humanitare, BigShoe për të mbuluar 120 operacione që do ta ndryshojnë jetën e fëmijëve në Kano të Nigerisë.
Ylli i Arsenalit, prindërit e të cilit vinë nga Nigeria, i është bashkuar një organizate humanitare në ndihmë për të ndryshuar jetët e fëmijëve të cilët vuajnë të gjithë nga sëmundja e njohur si herniet inguinale, herniet e kërthizës dhe tumoret në tru.
“Ndihem i bekuar që jam në gjendje të kontribuojë ku mundem për ta bërë jetën e këtyre fëmijëve më të lehtë dhe më të mirë pas këtyre operimeve”, ka thënë Saka në një video që është publikuar në BigShoe.
Saka do t’i ndihmojë 120 fëmijë nigerian me probleme shëndetësore.
Sulmuesi i Arsenalit për momentin do ta përfaqësojë Anglinë në Katar e ku ndeshja e parë e tyre do të jetë kundër Iranit në Botëror.
Proud to announce our newest BigShoe family member: @BukayoSaka87 🏴🇳🇬
In front of the World Cup 2022 we’ve covered 120 life-changing surgeries for children in Kano, Nigeria. A big thank you to the doctors and team of the Prime Specialist Hospital.#BigShoe #OneTeam pic.twitter.com/cMPJHfMUI4
— BigShoe (@BigShoe_11) November 17, 2022
/Shqip.com