Debati për arkivat, Hoti viziton OVL-UÇK-në
Publikuar:
(10.09.2021 14:51:49)

Kryetari i Delegacionit për bisedime për çështjen e personave të humbur në dialogun, Andin Hoti, ka vizituar zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai është pritur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
“Jashtëzakonisht i nderuar nga pritja dhe bashkëbisedimi motivues me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së!
Zemrat tona rrahin vetëm UÇK”, ka shkruar Hoti.
Të enjten, ka pasur debat në lidhje me arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ishte deklaruar për hapjen e arkivave përfshirë edhe ato të UÇK-së.
Opozita e kishte cilësuar deklaratën e Bislimit si “skandaloze”.
Ndërsa, Hoti kishte reaguar duke thënë se “Bislimi është keqinterpretuar”. /Shqip.com