Parashikimi i motit për nesër
Publikuar:
(14.11.2022 23:11:28)

Për ditën e nesërme parashikohet të mbajë mot me vranësira, vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 1 deri në 17 gradë Celsius.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale.
/Shqip.com