Prishtinë: Një 34 vjeçar gjendet i vdekur
Publikuar:
(10.09.2021 11:02:55)

Në lagjen, “Mati 1”, Prishtinë – një person 34 vjeç është gjetur i vdekur, herët në mëngjesin e së premtes.
Kjo është konfirmuar për Shqip.com nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Për rastin që ndodhi rreth orës 04:00 tha se kanë marrë informatë për një person pa shenja jete.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka deklaruar ajo.
“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, përfundoi Ahmeti. /Shqip.com