Vetaksidentohet një person në Prevallë, i dalin në ndihmë ekipi i Kërkim-Shpëtimit

Një person është vetëaksidentuar gjatë këthimit nga maja e Bistres në Prevallë pasi po kthehej me grupin e bjeshkatarëve që kishin ngjitur majen.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ishte njoftuar përmes një thirrje për ndihmë nga vetë grupi i bjeshkatarëve.
“Me datën 13.11.2022 në ora 14:20 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës pranon një thirrje për ndihmë nga nje grup i bjeshkatarëve, të cilët ishin në masivin e majës së Bistrës – Prevallë, dhe gjatë kthimit një nga bjeshkatarët pas një rrëshqitje kishte pësuar lëndime në këmbë, dhe nuk kishte mundësi të vazhdonte kthimin më duke ecur”, thuhet në njoftimin e këtij shërbimi.

Evakuimi i të lënduarit është mundësuar me marrelë dhe një pjesë e shkurtër me automjet.

“Shpëtuesit malor menjëherë aktivizohen duke u organizuar dhe kordinuar për fillimin e operacionit të shpëtimit. Pas lokalizimit të vendaksidentit dhe kordinimit të shkëlqyer me policinë e Kosovës pa u vonuar fillon operacioni. Me të arritur në vendaksident i jipet ndihma e parë të lënduarit, mobilizohet këmba e lënduar dhe fillon evakuimi në drejtim të Prevallës. Evakuimi është realizuar me barrelë dhe një pjesë e shkurtër me automjet terreni4x4”.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar në ora 20:22 dhe i lënduari tashmë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren.
/Shqip.com