Kastrati vazhdon shkëlqimin në Hungari, gol e asist në fitoren e Fehervarit
Publikuar:
(13.11.2022 17:26:11)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, është rikthyer në formën e tij më të mirë në elitën hungareze.
Kastarti që po aktivizohet me Fehervarin ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Kisvardas në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4:1.
Kastrati për shkak të një shqetësimi fizik u aktivizua vetëm në minutën e 59-të. Në minutën e 65-të shënoi për 3:1, ndërsa më pas asistoi në golin e katërt.
Ai ka dy gola në nëntë paraqitje këtë edicion.
Kastrarti te ky ekip është transferuar nga Legia e Varshavës.
/Shqip.com