Firmino mbetet jashtë Kampionatit Botëror
Publikuar:
(07.11.2022 17:28:21)

Skuadra e Brazilit ka bërë publike listën për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Në listën e ftuar nga ana e trajnerit të Brazilit, Adenor Leonardo Baki, mungon sulmuesi i Liverpool Roberto Firmino.
Sulmit të Brazilit në këtë kampionat pritet ti prijë Neymar së bashku me Antonyn e Manchester United, pastaj Rodrygon dhe Vinicius Junior të Real Madrid si dhe Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli të Arsenalit.

Pjesë e sulmit pritet të jenë edhe Richarlison, Raphinha dhe Pedro.
Brazili në këtë kampionat botërorë bën pjesë në grupin G me Zvicrën, Cameronin dhe Serbinë.
/Shqip.com