Vdes 18-vjeçari në QKUK, ishte lënduar nga rrëzimi i një lisi në Prizren
Publikuar:
(09.09.2021 12:12:30)

Të martën ka vdekur një 18-vjeçar, E.Sh., nga Prizreni, i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare që nga 1 gushti, njofton Shqip.com.
Ai ishte lënduar nga një lis i cili ishte rrëzuar në Prizren.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Prizren, 01.08.2021 – 14:00. Në lidhje me rastin me 08.09.2021 gjersa ishte ne trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, si pasojë e lëndimeve te marra ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë./Shqip.com