Sport Shqiptar

“Bad News Eagles” e vazhdon sot rrugëtimin, mësohet kundërshtari dhe orari i përballjes së radhës

Ekipi nga Kosova i CS:GO, “Bad News Eagles” e ka shënuar mbrëmë një fitore historike ndaj skuadrës në të fortë në botë, faZe.

Fitorja e Bad News Eagles ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe, do të mbetet për shumë gjatë në historinë e skenës së CS:GO, pasi për herë të parë një kampion në fuqi, ka përfunduar garën në vendin e 16 –të në Majorin pasues, shkruan Shqip.com.

“BNE” do ta vazhdojë sot tutje rrugëtimin në “Legends Stage”.

Sot, ekipi shqiptar do ta zhvillojë “betejën” e radhës ku përballet me NAVI – një prej skuadrave më të forta në botë, që tani pozicionohet në vendin e katërt.

Kjo sfidë fillon nga ora 15:00.

/Shqip.com