Lajme

Osmani: Bashkëndjejmë me të afërmit që humbën familjarët nga aksidenti tragjik në Tetovë

Vjosa Osmani - Presidente e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjet, homologun e saj, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, për tragjedinë e ndodhur në Spitalin COVID-19 të kësaj komune, njofton Shqip.com.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin COVID të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi”.

“Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

Deri më tani, dihet se së paku 10 viktima janë shënuar nga zjarri i rënë në këtë strukturë spitalore dje, derisa nuk përjashtohet mundësia që ky bilanc të përkeqësohet. /Shqip.com