Rusia akuzon Britaninë për përfshirje në sulmin ndaj flotës ruse në Detin e Zi

Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin ka pretenduar se forcat speciale të Mbretërisë u përfshi në një sulm me dron ukrainas ndaj flotës së Moskës në Detin e Zi.
Siç raporton The Guardian, Kelin e quajti dhunë kundër infrastrukturës ruse në flotën ruse.
“Ne e dimë plotësisht pjesëmarrjen e specialistëve britanikë në trainimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e dhunës kundër infrastrukturës ruse dhe flotës ruse në Detin e Zi. Ne e dimë se kjo është bërë”, tha Kelin.
Ai pretendoi se provat i ishin dorëzuar ambasadorit britanik dhe se ato do të bëheshin publike shumë shpejt.
Ndërsa, Kelin shtoi se Britania është tepër thellë në këtë konflikt.
“Ky është një paralajmërim, në të vërtetë, se Britania është tepër e thellë në këtë konflikt. Kjo do të thotë se gjendja po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.
Ambasadori rus, mohoi se Moska do të përdorë armë bërthamore ndaj Rusisë.
Jo. Bota ka çdo siguri se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore taktike në konfliktin ukrainas”.
Pa dhënë prova specifike, Rusia ka fajësuar në mënyrë të përsëritur Britaninë për sulmin me dron ndaj flotës rusë në Detin e Zi
Ata kanë pretenduar se një njësi e marinës mbretërore po drejtonte operacione nga porti jugor ukrainas Ochakiv. Mbretëria e Bashkuar e ka hedhur poshtë këtë si pretendime të rreme.
Kremilini gjithashtu, ka akuzuar Britaninë edhe për drejtimin dhe koordinimin e sulmeve ndaj tubacioneve të gazit nën det të rrjedhjes së Nord-it.
/Shqip.com