Lajme

Njëri nga të vrarët në Pejë ishte kandidat i PDK-së për kryetar, dyshohet se i plagosuri është vëllai i tij

Astrit Ademaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, është njëri nga personat që u vra të mërkurën mbrëma në këtë qytet.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook.

“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vra dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, ka shkruar ai.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur edhe një person tjetër që dyshohet se po ashtu është zyrtar i PDK-së. Sipas raportimeve të pakonfirmuara në media, fjala është për Blerand Kadriaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

Lexo edhe:
Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Pejë – Një person është i plagosur

Po ashtu raportohet se i plagosur ka mbetur edhe një person, që dyshohet se është vëllai i Ademajt./SHQIP.com