Lajme

Fermerët e ullinjve në Shqipëri në krizë për punëtorë

Shqipëria po del të jetë në krizë të fuqisë punëtore kohëve të fundit.

Këtë mungesë më së shumti po e vërejnë fermerët që merren me kultivimin e ullinjve.

Kiço Binjaku dhe bashkëshortja e tij nga Bestrova e Vlorës janë duke u merrë me mbledhjen e ullinjve sepse nuk po gjejnë punëtorë që ta bëjnë këtë.

“Kemi ardhur të ndihmojmë nipërit. Punëtorë s’ka paratë s’na dalin. Pensionistë jemi i mbledhim vetë, avash avash”, thanë ata

Siç raporton ABC News Albania, ata e shohin edhe si mundësi që të marrin punëtorë edhe nga Afganistani.

”Do t’i kërkojmë punëtorë me qiri do t’i marrim në Afganistan. Edhe ndonjë punëtor, me përtesë vjen dhe kërkon 40 mijë apo 50 mijë lekë për një thes”.

Edhe 74 vjeçari Minella Dhamaj nuk po gjen punëtorë.

Me shumë vështirësi po ja del të mbledhë ullinjtë. Punoi disa orë dhe u ul të pushojë.

“Vetë nuk ka krahë pune. Erdha vetë këtu. E pëlqej si punë edhe pse nuk e kam takatin. Është si fushatë ka shumë rrënjë s’përballohet dot. Në monizëm nga vinin nga Vlora na ndihmonin.”

Me të njëjtën problematikë përballen dhe fermerë të tjetër të Bestrovës. Edhe pse janë të moshuar janë të detyruar të punojnë. Pensionet e tyre janë të vogla. Ndaj shesin ullinjtë për të siguruar të ardhura shtesë.

/Shqip.com