(FOTO): Punëtorëve të Shtëpisë së të Moshuarve, u ishte ndaluar përdorimi i telefonave

Me 22 korrik, Bordi Drejtues i Shtëpisë së të Moshuarve kishte marrë vendim që punëtorëve të kësaj qendre tu ndalohet përdorimi i telefonit.
Vendimi vlente për infermierët, kuzhinierët dhe pastruesit dhe paralajmëroheshin masa disiplinore në rast mos-respektimi.

Në një video të postuar në rrjetin Facebook, nga qytetarja, Kaltrinë Zeneli, shfaqen pamje të rënda, ku shihet një e moshuar duke u keqtrajtuar fizikisht nga një infermiere e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë.V
Burime të Shqip.com bëjnë të ditur se e moshuar që është sulmuar në Pejë është nëna e dëshmorit nga Gjakova, Taulant Nura.
Në një përgjigje për Shqip.com, Fadil Gashi-zëdhënës në rajonin e Pejës ka thënë se rasti në fjalë ka ndodhur pesë ditë më parë.
Më tutje, Gashi, ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.
Lidhur më këtë rast, Rezidenca për të moshuarit në Pejë “Orenda”, ka suspenduar katër infermiere për rastin e sulmit ndaj një të moshuare.
Në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar që hetimet lidhur me këtë rast të thellohen.
Po ashtu, Rrjeti i Grave të Kosovës, ka kërkuar t’u hiqet licenca infermiereve dhe të marrin dënimin meritor konform ligjeve.
/Shqip.com