Pasardhësi i familjes legjendare prezantohet te Prishtina (VIDEO)
Publikuar:
(01.11.2022 22:38:18)

Igball Jashari është futbollisti i ri i Prishtinës. Ai është prezantuar sot te skuadra kryeqytetase dhe kjo ka ndodhur ndryshe nga rastet tjera.
Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89.
Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari.
/Shqip.com