Fundoset anija me 68 emigrantë në Greqi, dhjetëra të zhdukur

Greqia shpëtoi nëntë emigrantë dhe është në kërkim për dhjetëra të tjerë që besohet se janë të zhdukur pasi varka e tyre u fundos në ishullin Evia herët të martën.
Mediat greke shkruajnë se në anijë kanë qenë 68 persona.
Nikos Kokkalas, zëdhënësi i Rojës Bregdetare tha se ky është një operacion shumë i vështirë shpëtimi për shkak të kushteve të këqija atmosferike, raporton Reuters.

Shpresat për të gjetur 59 emigrantët e tjerë janë duke u zbehur.
Greqia ishte në vijën e parë të krizës evropiane të migracionit në 2015 dhe 2016, kur rreth një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria në Siri, Irak dhe Afganistan mbërritën në vend, kryesisht nëpërmjet Turqisë.
Numri i të ardhurve ka rënë që atëherë. Por autoritetet greke thanë se kohët e fundit kishin parë një rritje të tentativave për hyrje përmes ishujve të vendit dhe kufirit tokësor turk.
/Shqip.com