Kombëtarja e Brazilit i “hakmirret” Premierligës
Publikuar:
(08.09.2021 17:02:58)

Liverpool, Manchester City, Leeds United, Manchester United dhe Chelsea do të mbeten pa futbollistët e tyre brazilianë nga data 10 deri më 14 shtator.
Ky vendim është marrë nga FIFA, pasi ekipet e lartëcekura nuk i kishin lejuar futbollistët e tyre brazilianë të luajnë për Brazilin, dhe këta të fundit të fundit kanë bërë ankesë, transmeton Shqip.com.
Liverpoolit do i mungojë, Alisson Baceker, Fabinho dhe Roberto Firmino, Manchester Cityt do i mungojnë Gabriel Jesus dhe Ederson, Chelseat do i mungojë Thiago Silva, Manchester Unitedit do i mungojë Fredi, kurse Leeds Unitedit, do i mungojë Raphina.
Situatë më e “rëndë” do jetë për Fred dhe Thigao Silvan të cilët nuk do munden të i ndihmojnë skuadrave të tyre as në Ligën e Kampionëve./Shqip.com