Lajme

Përplasje në Kuvendin e Kosovës midis Haxhiut e Musliut

Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project” të publikuar të mërkurën, Kosova ka shënuar progres në përmisimin e sundimit të ligjit.

Ky raport ka përplasur deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas Haxhiut, nuk ka ministria, kryeministër e deputet që e thërret gjyqtarin në telefon qysh me zgjedh një lëndë”

Në anën tjetër deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur se nëse në raporte nuk shkruajnë për ndërhyrje në gjyqësor rezultat është më shumë i opozitës sesa pozitës.

“Nuk jeni në pozitë me na këshillua neve për me bërë komisione. Nëse në raporte nuk shkruajnë për ndërhyrje në gjyqësor rezultat është më shumë i opozitës sesa pozitës, sepse nuk ka deputet e as partiak që shkruan raporte kundër qeverisë qysh keni shkruar ju. Ata shkruajnë çka dëgjojnë, puno e mos na këshillo, s’kemi nevojë për mësuese. Opozita në Kosovë është përmbajtjesore, nuk është intrigante e nuk shkojmë me raportua e me qajtë nëpër zyre të ambasadave e të Komisionit Evropian siç keni bërë ju”, tha Musliu.

Por sërish Haxhiu reagoi lidhur me deklaratat e Musliut.

“Organizatat vendore dhe ndërkombëtare nuk bëjnë raporte me të nime Gane. Me bindje të plotë e them ky Kuvend s’ka pas asnjëherë opozitë më të fuqishme se LVV e asnjëherë qeveri më të mirë se LVV”, tha Haxhiu.

Në raport, Kosova është radhitur si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.

/Shqip.com