Konfirmohet: Vdesin nga zjarri dy fëmijë në Gjakovë
Publikuar:
(08.09.2021 11:12:23)

Dy djemë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë ndërruar jetë, pasi i zuri zjarri në shtëpinë e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës.
“Të gjithë janë në vendin e ngjarjes, vdekja tash është konfirmuar”, tha ai.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat dërguan në djegien e kësaj shtëpie.
Policia deklaroi se shumë shpejt pritet të dalin me informata të detajuara. /Shqip.com