Lajme

Gjakovë: Prindi i njërit nga djemtë e vdekur në gjendje të rëndë

Lajmi i fundit

Babai i njërit nga dy djemtë e vdekur si pasojë e zjarrit në një shtëpi është në gjendje të rëndë pas lëndime që mori.

Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë për Shqip.com se gjendja e tij nuk është në rrezik për jetë, por gjithësi “është shumë e rëndë”.

“Është në gjendje të rëndë shëndetësore nga lëndimet që mori”, tha ai.

Të mërkurën, në Ujz të Gjakovës, një shtëpi u përfshi nga zjarri.

Dy djemë 12 e 13 vjeç humbën jetën, pasi s’arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.

Lexo edhe:
Vitia: 600 mijë vaksina kemi në stok – flet edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve

Pos tyre, tre anëtarë tjerë të familjes, përfshirë edhe prindin e njërit nga dy djemtë e vdekur, janë të plagosur– njëri nga ta në gjendje të rëndë.

Sipas Policisë dy djemtë tashmë të ndjerë kanë qenë kushëri ndërmjet vete.

Policia ende nuk ka dhënë detaje se cilat ishin shkaqet që dërguan deri tek zjarri.

Ata thanë se të të gjithë; Policia, Zjarrfikësit e Mjekësia Ligjore, janë në vendin e ngjarjes.  /Shqip.com