Kurti pret në takim liderët opozitarë, jo të gjithë i përgjigjen
Publikuar:
(21.10.2022 08:24:43)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë së premtes do të pres në takim liderët e partive opozitare.
Takimi pritet të mbahet në ora 12.
Deri tani, pjesëmarrjen e ka konfirmuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Por, jo edhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka kërkuar që takimet për dialogun të mbahen në Kuvend, qoftë edhe me seancë të mbyllur për publikun.
Përgjigje negative Kurti ka marrë nga edhe LDK-ja.
Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri duhet të vij në Kuvend për të raportuar për dialogun.
Zyra e Kryeministrit nuk ka treguar se cila do të jetë tema e takimit të thirrur me opozitën.
/Shqip.com