Lajme

Haziri: Kurti le të na takojë në Kuvend

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti le të thërret seancë e të raportojë.

“Cila është arsyeja që të mos raportohet apo të njoftohen deputetet e Kuvendit për procesin e negociatave. Ne e kemi konfirmuar mbështetjen edhe sot në dialog në parim që i nënvizova, por njohja e ndërsjellët nuk duhet të jetë jashtë tavolinës.

Pasi kryeministri ta ftojë Kuvendin, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo situatë, edhe në nivel të nënkryetarëve. Por, në nivel të liderëve duhet të ketë substancë, pse duhet të takohen liderët, çka pret kryetari i LDK-së në një takim me kryeministrin?”, ka thënë ai në K10.

Ai po ashtu ka komentuar deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Kanë qenë të pritura. Paralajmërimi ka qenë me 15 tetor, kemi të bëjmë me katër ditë më shumë për tërheqjen e një date që është thënë nga vizita e tij e fundit në Kosovë dhe rajon. Natyrisht që formati i ri i negociatave, po shkon drejt një qartësimi të pozicioneve të palëve, sepse ky format i bisedimeve po duket se ka pasë vështirësi serioze, edhe në kohën kur janë arritë marrëveshje ka pasë ngecje në vazhdim”.

Haziri po ashtu ka thënë LDK-ja vazhdon të kërkojë nga kryeministri që të arrijë marrëveshje me njohje reciproke.

/Shqip.com