Sport Ndërkombëtar

Fanella e Maradonës rikthehet në Argjentinë

Argjentinasit po festojnë rikthimin e fanellës të cilën Diego Maradona e veshi në finalen e Kupës së Botës.

Tridhjetë e gjashtë vjet pasi Argjentina mundi Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës 1986, fanella që Maradona veshi në pjesën e parë i është dorëzuar përsëri Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA).

Ish-mesfushori i Gjermanisë, Lothar Matthäus, i cili kishte ndërruar fanellat me Maradona në pjesën e parë, ia dhuroi atë argjentinasit.

AFA e falënderoi me një video prekëse, shkruan BBC.

Një tjetër fanellë e Maradonës, të cilën argjentinasi e veshi kur shënoi golin “Hand of God” kundër Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, u shit për një rekord prej 7.1 milion në fillim të këtij viti.

Ajo fanellë u nxor në ankand nga ish-mesfushori i Anglisë, Steve Hodge.

Por pavarësisht shumës astronomike që mori këmisha e “Dora e Zotit”, Lothar Matthäus tha për Daily Mail se nuk e kishte menduar kurrë të arkëtonte fanellën e tij të Maradonës.

Matthäus ia prezantoi fanellën popullit argjentinas në një ceremoni në ambasadën argjentinase në Madrid në gusht, duke thënë se Diego është një zot në Argjentinë, prandaj ishte e veçantë t’u jepja atyre fanellën.

/Shqip.com