Lajme

Lirohet Molliqaj dhe aktivistët e PSD-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kryetari, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë liruar pasi që u arrestuan të martën, gjatë protestës në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve është inicuar hetim për veprën penale “Procedurë Kundërvajtëse”.

Lexo edhe:
PSD akuzon policinë se përdori dhunë gjatë arrestimit të aktivistëve

“Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’ përderisa ndaj të gjithëve është iniciuar ‘Procedurë Kundërvajtëse’. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Ai shtoi se hetuesit policorë të udhëhequr nga prokurori i shtetit, kanë kryer veprimet preliminare për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen.

Ndryshe, të martën derisa po mbahej konferenca për medie e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, Polica jashtë ka arrestuar aktivistët e PSD-së, pasi këta të fundit protestuan kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Ata në shenjë revolte kanë vendosur ngjyrë në veturat e zyrtarëve të EULEX-it./Shqip.com