Aksident i rëndë në Serbi pas përplasjes së autobusit , lëndohen 17 persona

Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të digës së Rovnit, kur një minibus është rrëzuar në një shkëmb në afërsi të Valjevës.
Në autobus kanë qenë 17 pasagjerë, një grua ka humbur jetën dhe 16 janë lënduar. Tre pasagjerë janë në gjendje kritike, raporton Kurir.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur kur shoferi i minibusit ka dalë nga automjeti për të pyetur rojën e digës për kalimin e digës Stubo-Rovni. Dyshohet se freni i dorës ka qenë i ndezur, por më pas ka dhënë rrugën dhe ka ndodhur aksidenti.
Minibusi depërtoi gardhin mbrojtës dhe u rrokullis nga një shpat rreth 50 metra i gjatë.
Të gjitha shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit, ndërsa zjarrfikësit-shpëtimtarët po nxjerrin pasagjerët nga humnera.
/Shqip.com