MINT publikon tavanin e çmimeve, rritet çmimi i benzinës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, për datën 15 tetor, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i benzinës 1.41 për litër dhe i gazit 0.75 euro.
Këto çmime janë valide nga ora 10 e së shtunës deri në 24 orët e ardhshme.
Ndërsa sipas vendimit paraprak të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar i naftës ishte 1.79 euro për litër, i benzinës 1.40 euro dhe i gazit 0.75 euro.
Nëse krahasojmë shifrat, vetëm benzina është rritur për 1 cent, ndërsa derivatet e tjera kanë mbetur në çmimin e njëjtë.
Prej muajsh MINT, del me njoftime për çmimin tavan të derivateve të naftës, për arsyen e shmangies së keqpërdorimeve me çmimet e derivateve./SHQIP.com
/Shqip.com