KEK nis shitjen e qymyrit për bizneset dhe qytetarët, vendos çmimin

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga 20 shtatori do të fillojë më shitjen e qymyrit për qytetarët dhe bizneset.
Sipas tyre kjo po bëhet për zbutjen e krizës energjetike.
“Korporata Energjetike e Kosovës sh. a. (KEK), duke u bazuar në masat e ndërmarra të aksionarit (Qeverisë) për zbutjen e krizës energjetike dhe duke ju referuar rekomandimit të Komitetit Teknik Emergjent, nga data: 20.10.2022 do të fillojë procesin e shitjes së qymyrit për qytetarë dhe biznese.
Për këtë qëllim, KEK ka ndarë një sasi prej rreth 150,000 ton, qymyr në minierën e Sibovcit Jug-Perëndim dhe ky proces është planifikuar te kryhet brenda 60 ditëve kalendarike”.
Tutje thuhet se sasia për qytetar është e limituar në një kamion prej 10 ton.
“Për më tepër, KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë ka caktuar çmimi prej 15 € për një ton qymyr me TVSh, pa përfshirë koston e ngarkimit dhe transportit. Procesi i ngarkimit dhe transportit do të kryhet nga një Operator Ekonomik (OE) i përzgjedhur nga KEK dhe nuk mund të kalojë koston e ngarkimit prej 30 € për kamion dhe shumën prej 2.40 € për km për transport.
KEK fton të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë ketë mundësi për furnizim me qymyr për të përballuar më lehtë koston e rritur për ngrohje gjatë sezonit dimëror.
/Shqip.com